Lajme

Ngjarjet e planifikuara për sot

07/14/2025 07:28
nga:Genita C

Ngjarjet e ditës 14 korrik 2025:

09:00- Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. (Pallati i Drejtësisë)

11:00- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) organizon ceremoninë e shpërndarjes së makinerive bujqësore në kuadër të projektit “Mbështetja e fermerëve të Mamushës me mekanizëm bujqësorë”. (Ndërtesa e Komunës së Mamushës)

14:00- Platforma “Liria ka emër” mban konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)