Sporti

Konkurrencë për Amir Rrahmanin, Napoli transferon Buekeman

07/13/2025 22:34
nga:Lorik J

Napoli dhe Bologna kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit qendror Sam Beukema, raporton Fabrizio Romano.

Marrëveshja midis dy klubeve do të arrijë në 31 milionë euro plus bonuse shtesë për lojtarin 26-vjeçar.

Kampioni italian kishte një marrëveshje me futbollistin holandez për disa javë, por negociatat me Bolognan u zvarritën.

Pritet që Beukema të finalizojë transferimin e tij te Napoli dhe të nënshkruajë kontratën me klubin në orët në vijim.

/GazetaBlic Sport