Lajme

LAJMI I FUNDIT: Zyrtari i Lartë i DASH-it arrin në Kosovë

07/12/2025 19:26
nga:Y I

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka mbërritur tashmë në Kosovë.

Njoftimi është bërë nga ambasada e SHBA-ve, ku thuhet se Hanrahan është pritur nga ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftim thuhet edhe se “presim me padurim një fundjavë të frytshme me takime’’.

‘‘Këtë mbrëmje, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, pati kënaqësinë të mirëpriste zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Presim me padurim një fundjavë të frytshme me takime dhe vizita që do të theksojnë prioritetet e SHBA-së për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet ekonomik’’, thuhet në njoftim raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë: