Lajme

Parashikimi i motit për nesër

07/11/2025 22:42
nga:Y I

Të nxehtit pritet të rikthehet në fundjavë.

Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e shtunë.

Orëve të pasdites përreth zonave malore priten zhvillime të vransirave lokale.

Temperaturat minimale ende do të jenë pak të ulëta, që zbresin në 9C e 12C, orëve të hershme të mëngjesit.

Ndërkohë maksimalet gjatë ditës arrinë vlera prej 29C e 31C. Frynë erë e lehtë perëndimore e jugperëndimore 1-4m/s.