Sporti

Shënoi golin historik për Zvicrën në Kampionatin Evropian, Xhemaili: Ndjenja më e mrekullueshme që kam përjetuar ndonjëherë

07/11/2025 08:55
nga:Mergim Rreci

Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, ka shkruar histori mbrëmë me Kombëtaren e grave të Zvicrës në futboll.

Riola Xhemaili shënoi një gol historik në Kampionatin Evropian në shtëpi kundër Finlandës. Goli i saj në minutën e 92-të i siguroi barazimin 1-1 dhe një vend në çerekfinale Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport.

“E dija që do ta shënoja atë gol. Është e pabesueshme. Është ndjenja më e mrekullueshme që kam përjetuar ndonjëherë. Është si një ëndërr e bukur që bëhet realitet”, deklaroi Xhemaili.

Ja pamjet nga goli i saj – VIDEO.

/GazetaBlic Sport/