Ngjarjet e ditës: 11 korrik 2025
09:00
Në Ditën Botërore t Popullsisë, UNFPA prezanton raportin për Gjendjen e Popullsisë Botërore 2025 “Krizat e Vërteta të Fertilitetit”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës mbajnë grevë. (Para Administratës së QKUK-së)
10:30
Grupi Parlamentar i LV-së mban konferencë për media. (Holli pran sallës, Kuvendi i Kosovës)
11:00
Vazhdimi i 45-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare e Kuvendit)
13:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban ditën e dytë të takimit të 349-të. (KGJK)
18:00
Mbahet edicioni i “Prizren Rock and Blues Music Festival”. (Oborri i Shtëpisë së Bardhë në Prizren)
20:30
Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë organizohet ngjarje përkujtimore. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)


