Rajoni i Pejës është tronditur nga ngjarjet e fundit.
Pesë persona kanë vdekur brenda një periudhe mjaft të shkurtër, si pasojë e aksidenteve të trafikut, njofton Klankosova.
“Në periudhën e fundit në Pejë, ka pesë të vdekur si pasojë e aksidenteve të trafikut.. Nisur nga Istogu, një vetaksident, një motoçiklistë që vdiq javën e kaluar, dy të vdekur të mitur në Treboviq dhe e kemi rastin e ditës së djeshme, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën”, tha Daci.


