Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e Prishtinës si qendër e sporteve elektronike këtë javë, ku 35 ekipe nga 24 shtete garojnë për trofetë e Kampionatit Evropian të Esports, raporton GazetaBlic.
Ai ka shprehur krenari për suksesin e Kosovës në këtë ngjarje, duke theksuar se ekipi kosovar ka nisur me fitore kundër Republikës së Çekisë.
“Kosova e nisi me fitore një debutim të fuqishëm që na jep besim dhe krenari,” ka shkruar Kurti, duke u uruar suksese djemve të ekipit kosovar.
Postimi i plotë:
Në Counter-Strike dhe Dota 2, e gjithë Evropa është në Kosovë.
Këtë javë, Prishtina është qendra e Evropës në sportet elektronike, ku 35 ekipe nga 24 shtete garojnë për trofetë e Kampionatit Evropian të Esports.
Aty ku sporti dhe teknologjia takohen, padyshim që rinia jonë shkëlqen. Kosova e nisi me fitore kundër Republikës së Çekisë, një debutim i fuqishëm që na jep besim dhe krenari.
Suksese tutje djemve tanë, jemi me ju!


