Sporti

U largua nga Fushë Kosova| Mefushori Zeki Ademi, në kërkim të një skuadre të re

07/09/2025 08:52
nga:Mergim Rreci

Mesfushori kosovar, Zeki Ademi, është tashmë futbollist i lirë.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Fushë Kosovës në edicionin e kaluar, por tashmë ka vendosur që t’i ndajë rrugët.

Mesfushori me tipare ofanzive, njihet për paraqitjet e tij të mira dhe tashmë është i hapur për oferta të reja.

24 vjeçari ka luajtur më herët edhe tek Mitrovica, FC Vushtrria, Phoenix dhe Trepça ’89.