Lajme

Halimi pas pamjeve të tmerrshme ku vdiq 27-vjeçari: Shteti e humb kuptimin e tij nëse nuk garanton mbrojtjen e çdo qytetari

07/08/2025 22:06
nga:Genita C

Sibel Halimi, ka reaguar pas publikimit të pamjeve tronditëse lidhur me vdekjen e Agon Zejnullahut, raporton GazetaBlic.

Ajo tha se shteti humb kuptimin nëse nuk garanton mbrojtjen dhe dinjitetin e çdo qytetari.

Halimi kërkoi reflektim të menjëhershëm, përgjegjësi dhe rishikim të praktikave institucionale, duke theksuar se drejtësia duhet të vihet në vend dhe përgjegjësit të japin llogari.