Ngjarjet e ditës: 08 korrik 2025
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Federatën Esports të Kosovës, me rastin e hapjes së Kampionatit Evropian të Esports – EEC25, mbajnë konferencë për media. (Ora 13:00, Marriot Emerald)
Në 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Shtëpia Botuese e Bashkësisë Islame të Kosovës, “Dituria Islame”, boton veprën: “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”, të autorit Mevludin Hrnic, i mbijetuar i këtij gjenocidi. (Ora 14:00, Fakulteti i Studimeve Islame)
Mbahet ceremonia e zyrtarizimit të kandidaturës së Shaqir Totaj për mandatin e dytë si Kryetar i Komunës së Prizrenit. Merr pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Ora 20:00, Oborri i shtëpisë së “Shani Efendisë, Prizren).


