Lajme

Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend

07/07/2025 21:24
nga:Genita C

Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Mefail Bajqinovci tha se ka nisur të ketë reflektim edhe tek partitë ish-opozitare.

Bajqinovci i ftuar në Politiko tha se këtë e ka dëshmuar deklarata e sotshme e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha pak para fillimit të seancës.

“Unë po e them, përveç Bekë Berishës kam besim që ka reflektim edhe tek disa individë që mund të votojnë kryetaren e Kuvendit, dhe të kalojmë në fazën e dytë. Nuk mund të flas me datë por e tha edhe deputeti i opozitës, që i takon partisë më të madhe, nuk duhet zgjedhur individin më se kush është“, deklaroi ai.