Sporti

Hakimi flet për ndeshjen kundër Real Madridit dhe Mbappe: ‘Kylian është shoku im i mirë’

07/06/2025 22:40
nga:Lorik J

Achraf Hakimi mezi pret të përballet me Kylian Mbappe në Kupën e Botës për Klube.

PSG do të luajë kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e turneut. Mbappe iu bashkua klubit madrilen në verën e vitit 2024.

“E telefonova [në fillim të turneut], patëm një bisedë miqësore. Ai tha se ndihej pak keq, por tani është 100% gati për të luajtur.

“Nuk e kam menduar vërtet nëse do të luaja kundër Kylian, por gjithmonë i uroj më të mirën. Siç e kam thënë edhe më parë, ai është miku im i mirë dhe do të jetë shumë mirë ta takoj në gjysmëfinale – por unë do të mbroj ngjyrat e ekipit tim dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha mbrojtësi i PSG-së.

Kjo ndeshje do të luhet të mërkurën nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport