Trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka komentuar mbi dëmtimin e mesfushorit të Bayern Munich dhe ekipit kombëtar, Jamal Musiala.
“Lëndimi i Jamal është një tronditje e madhe për të gjithë ne, veçanërisht pasi ai sapo ishte rikthyer në fushë pas një dëmtimi muskulor.
“Mendimet tona janë me të. Jamal e ka mbështetjen e të gjithëve ne në ekipin kombëtar.
“I urojmë gjithë të mirat pas operacionit dhe një shërim të shpejtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme tani”, tha Nagelsmann.
Mesfushori 22-vjeçar u diagnostikua me një frakturë të fibulës së majtë dhe dëmtim të disa ligamenteve.
Mjekët vlerësojnë se Musiala do të mungojë 4 deri në 5 muaj.
/GazetaBlic Sport


