Sporti

Prishtina 01 mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve të Futsallit, përballet me Sportingun e Lisbonës

07/03/2025 14:46
nga:Lorik J

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i raundit preliminar dhe kryesor të Ligës së Kampionëve të Futsalit.

Skuadra kosovare, Prishtina 01 është në “Main Raund” dhe tashmë ka mësuar kundërshtarët e tyre në këtë fazë, shkruan GazetaBlic Sport.

FC Prishtina 01 do të përballet me:

  • Sporting CP (Portugali)
  • Kairat Almaty (Kazakistan)
  • Novo Vrijeme Makarska (Kroaci)

Ndeshjet do zhvillohet në tetor dhe nëntor.

/GazetaBlic Sport