Lajme

Doli keq me vota, Imri Ahmeti: Janjeva nuk ka ujë sa të jetë kryeminister Albin Kurti

07/02/2025 14:49
nga:Genita C

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti që ishte edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit e ku bash në qytetin ku ai është i pari, LDK-ja si parti doli e dyta, është shfryrë kundrejt qytetarëve.

Në një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, ai shihet publikisht duke kryer një lloj “hakmarrje” ndaj fshatit Janevë.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, fshati Janjevë i kishte dhënë LDK-së vetëm 26 % të votave, duke ia dhënë kështu Vetëvendosjes 48% të ttyre. PDK-ja ishte e treta me 13 %.

“Janjeva nuk do të ketë ujë derisa Albin Kurti është Kryeministër“, kishte thënë Ahmeti para asamblistëve në një seancë publik më 30 qershor të këtij viti. /Insajderi.org/