Sporti

Ndryshon koha, mësohen datat e ndeshjeve të Superkupës së Italisë

07/01/2025 20:02
nga:Mergim Rreci

Fituesi i Superkupës së Italisë do të mësohet në një finale që do të luhet më 22 dhjetor në Arabinë Saudite.

Gjysmëfinalet e turneut do të zhvillohen më 18 dhe 19 dhjetor, ndërsa ende nuk është e qartë nëse mini-turneu do të mbahet në Riad apo në Gedda, njoftoi presidenti i Serie A, Ezio Simonelli, transmeton GazetaBlic Sport.

Superkupa e Italisë do të përfshijë dy ekipet e para në renditjen e sezonit të kaluar – Napoli dhe Inter Milan, si dhe fituesen e Kupës së Italisë, Bolonja, dhe finalistin Milan.

/GazetaBlic Sport/