Lajme

Takimi i Osmanit me partitë, sipas PDK-së mbahet nesër

07/01/2025 14:12
nga:Genita C

Takimi që presidentja Vjosa Osmani ka thënë se do t’i ftojë krerët e partive politike, sipas PDK-së, do të mbahet nesër.

Vlora Çitaku, nënkryetarja e këtij subjekti, ka thënë se janë ftuar që të marrin pjesë nesër duke filluar nga ora 13:30.

Në ndërkohë VV kanë thënë se ende nuk kanë pranuar ftesë.

Njëjtë kanë deklaruar edhe nga LDK, që thanë se nuk kanë ndonjë informacion për këtë takim.