FC Prishtina do të ballafaqohet në raundin e parë kualifikues të Europa League me skuadrën nga Moldavia, FC Sheriff Tiraspol.
Ekipi moldav momentalisht po luan në kampionatin e tyre dhe pas dy dueleve ka dy fitore, shkruan GazetaBlic Sport.
Para pak minutave, Sheriff ka njoftuar për largimin e tre futbollistëve nga ekipi.
Sulmuesi nigerian, Rashid Akanbi, mesfushori, Joao Paulo dhe Musa Kiabu, poashtu mesfushor janë larguar zyrtarisht nga Sheriff Tiraspol, pas përfundimit të kontrateve të tyre me ekipin.
Ndeshja e parë mes Sheriff Tiraspol dhe Prishtinës luhet me 10 korrik në Moldavi.
/GazetaBlic Sport


