Sporti

Dion Gallapeni udhëton me Widzew Lodz në fazën përgatitore, futbollisti fillon stërvitjet me ekipin e ri

07/01/2025 11:06
nga:Lorik J

Futbollisti kosovar, Dion Gallapeni, tashmë lojtar i ekipit polak, Widzew Lodz ka filluar përgatitjet me ekipin e ri.

Gallapeni u zyrtarizua si lojtar i ekipit polak dje, teksa Prishtina fitoi 300 mijë euro dhe mbajti 10% të kartonit në rishitje, shkruan GazetaBlic Sport.

Dion Gallapeni ka udhëtuar në qytetin polak, Opalenica bashkë me ekipin e tij për të filluar zyrtarisht aventurën e tij dhe fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

Klubi ka ndarë disa fotografi të Gallapenit në stërvitjen e tij të parë: