Sporti

Jamal Musiala merr numrin 10 tek Bayern Munich

07/01/2025 10:00
nga:Lorik J

Një yll i vërtetë i Bayern Munich përkrah Harry Kane, Jamal Musiala po përgatitet të heqë dorë nga numri 42 që e ka mbajtur në shpinë që nga debutimi i tij me klubin e Mynihut në vitin 2020.

Gjermani po shfrytëzon largimin e Leroy Sane, i cili mbante numrin 10, për ta rimarrë atë. Sulmuesi 29-vjeçar do të largohet nga Bavaria më 1 korrik për t’u bashkuar me Galatasarayn. Por Musiala do të duhet të presë edhe disa javë.

Ekipi bavarez e bëri lajmin zyrtar me një deklaratë:

“Të dashur tifozë të FC Bayern! Ndërsa afrohet sezoni i ri, kemi një njoftim të veçantë për ju: Jamal Musiala do të veshë fanellën me numër 10 pas Kupës së Botës për Klube”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport