Sporti

Ferizaj shton sigurinë në mbrojtje, transferon Antonio Markun

06/30/2025 19:09
nga:Mergim Rreci

Antonio Marku është futbollist i ri i skuadrës së Ferizajt.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e fuqishëm Antonio Marku, i cili së fundmi mbrojti ngjyrat e Drenicës”, thuhet një njoftimin e klubit.

Me eksperiencë nga KF Teuta, KF Vllaznia e Shkodrës dhe FC Suhareka, Marku do të jetë forcë e shtuar tek skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi.

Ai ishte një nga më të mirët në suksesin e Drenicës në edicionin e kaluar.

/GazetaBlic Sport/