Lajme

Rrahu gruan, arrestohet burri nga Gjakova

06/28/2025 09:21
nga:Sh R

Një person është arrestuar në Gjakovë.

Kjo ngase dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Sipas raportit policor, viktima  është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit, pasi ka deklaruar se nuk ndjehet e rrezikuar.

“Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në  raportin 24-orësh të policisë.