Lajme

Zjarri në Emshir vazhdon, shembet një pjesë që lidh dy ndërtesat

06/26/2025 23:25
nga:Y I

Zjarri është duke vazhduar ende në të dyja banesat në lagjen “Emshir” të Prishtinës, ndonëse ka filluar nga ora 20:00.

Eshtë shembur një pjesë që lidh dy banesat e të dyja objekteve që u përfshin nga flakët.

Në vendin e ngjarjes për më shumë se tri orë kanë dalë ekipe të shumta të zjarrëfikësve, policisë, si dhe KEDS-it.

Në të dyja ndërtesat është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike. Poashtu, shkaku i shpërthimit të zjarrit deri tani ende nuk dihet.

/Klan Kosova/

Zjarri në ndërtesë banimi, Policia: Nuk raportohet për të lënduar