Lajme

Zjarri në ndërtesë banimi, Policia: Nuk raportohet për të lënduar

06/26/2025 21:14
nga:Genita C

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rreth orës 20:00 është pranuar informata për zjarrin në këtë lokacion.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit ka thënë Ahmeti.