Sporti

Gjermania do të luajë në finale, Brajan Gurda realizon ndaj Francës

06/25/2025 22:59
nga:Lorik J

Ekipi i Gjermanisë U21 do të luajë në finalen e Kampionatit Evropian në Sllovaki. Ekipi gjerman mposhti një nga favoritët e mëdhenj për trofeun, Francën (3:0).

Nelson Veiper i dha Gjermanisë epërsinë e hershme në minutën e tetë. Në minutën e 14-të, epërsia e Gjermanisë u rrit teksa qendërsulmuesi Nick Voltemade e çoi rezultatin në 2-0.

Brajan Gruda e bëri rezultatin 3:0 në minutën e tretë të kohës shtesë të ndeshjes.

Gjermania do të përballet me Anglinë në finale. Tre Luanët eliminuan Holandën 2-1.

/GazetaBlic Sport