Lajme

Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

06/25/2025 20:20
nga:Genita C

Ilir Ferati ka bërë të ditur se do të kandidojë sërish për postin e kryetarit të Istogut, pozitë të cilën e ushtron aktualisht, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi në Facebook, Ferati konfirmoi kandidaturën e tij, duke theksuar se zhvillimi i Istogut do të vazhdojë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Istogut,

Struktura e aktivistë të Degës sonë,

Me nderin më të madh, sot pranova rikandidimin për Kryetar Komune nga Dega e LDK-së në Istog, nga dega me sukseset më të mëdha në nivel Republike.

Zotimi ynë është puna jonë, betimi ynë është shërbimi për Ju!

Planin për Istogun e të gjithëve do ta vazhdojmë bashkë në konventën e programit të ri – krahas projekteve tona të ndërtuara mbi vizionin tuaj.

Lista jonë kandiduese do të jetë zëri juaj – prej nga do të përfaqësohen vlerat dhe idetë tuaja.

Dyert tona janë të hapura, LDK-ja është shtëpia jonë e përbashkët – trashëgimia jonë e përbashkët – besatimi shumëvjeçar i Istogut.

Istogu ynë do të vazhdojë të zhvillohet!

I juaji,

Iliri.