Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka filluar të vë në pah efektet negative tek qytetarët.
Një person ka publikuar fotografinë e faturës së rrymës në rrjetet sociale, ku pretendon se ia kanë regjistruar 715 euro borxh për një lokal 170 metra katrorë.
Sipas tij, deri para një muaji, paguante energji 400-450 euro.
Shkrimi i plotë:
Si është e mundur me mbijetu me 715 euro rrymë?
Këtë muaj më ka ardhur fatura e rrymës 715 euro për një market prej 170 metrash katrorë. Deri para një muaji më ka ardhur nga 400 deri në 450 euro. Kjo rritje është e pakuptimtë dhe e papërballueshme për një biznes të vogël.
Na kanë zënë në gjumë si qytetarë të Kosovës. Sot, pasojat i ndjejmë ne – qytetarët dhe bizneset e vogla, por edhe ato të mëdha, sepse ky shtet mbahet nga bizneset private. Shtetërore nuk di çka ka që prodhon! Kjo qeveri nuk mendon për qytetarët, e më së paku për bizneset, prej të cilave vetë i merr të gjitha të hyrat dhe pagat.
Ky nuk është vetëm problem imi – është problem i të gjithëve!



