Luan Shllaku, ka reaguar ashpër ndaj ngatërrimit të termave bazë si megavat (MW) dhe megavat-orë (MWh), duke theksuar se një konfuzion i tillë po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, jo vetëm nga mediat, por tashmë edhe nga institucionet përgjegjëse për energjinë.
Në një postim të tij, Shllaku shprehet se “dallimi është si nata me ditën – mund të shkojë me mijëra herë”, dhe se kjo tregon mungesë serioziteti. Ai gjithashtu kritikoi përdorimin e gabuar të termit “filtra” për teknologjitë që nevojiten në termocentrale, duke sqaruar se bëhet fjalë për pajisje industriale si elektroprecipitatoret dhe jo thjesht “filtra kafeje”.
“Si t’i besojmë vendimmarrjes kur ata nuk i njohin as pajisjet që duhet të vendosen?”, pyet ai, duke shtuar se “energjetika nuk e merr seriozisht njeriun që nuk e merr seriozisht energjetikën”.


