Lajme

Arrestohen 2 vëllezërit në Shkodër, ishin në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike

06/21/2025 11:18
nga:Y I

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Shkodër, pasi ishin shpallur në kërkim si të dyshuar për kultivimin e 400 bimëve narkotike.

Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit Emiljan dhe Mikelian Filipi, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, siguruan informacion dhe prova për autorët e dyshuar të bimëve narkotike në fshatin Sheldi.

Bazuar në këto prova, Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vëllezërit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sheldija”, u kapën dhe u vunë në pranga:F., 28 vjeç dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi.

Nga hetimi dhe veprimet në terren, rezulton se E. F. dhe M. F. dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike, të zbuluara nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më datë 29.04.2025, në fshatin Sheldi.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.