Lajme

Abdixhiku për Qeverinë e Unitetit: Çdo skenar tjetër është më i keq

06/19/2025 21:21
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për propozimin e tij për Qeveri të Unitetit, me qëllim të daljes nga kriza aktuale politike në vend.

Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se ky propozim do të ofronte zgjidhje për të kaluar ngërçin politik.

“Është e vërtetë që me Qeverinë e Unitetit nuk ka opozitë, por me gjendjen aktuale nuk kemi as pozitë e as opozitë”, ka thënë Abdixhiku.

“Qeveria e Unitetit nuk është koalicion klasik. Është zgjidhje për të dalë nga ky ngërç politik. Çdo skenar tjetër është më i keq se një Qeveri e Unitetit. LDK nuk e ka bërë asnjë pengesë për bllokadë të Kuvendit”, ka thënë Abdixiku.