Lajme

Këshilltari i Përparim Ramës e quan “dreq” Albin Kurtin

06/19/2025 14:32
nga:Genita C

Bajram Gecaj, këshilltari politik i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka quajtur “dreq” Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë të Kosovës.

Gecaj, në një postim në rrjetin social Facebook, komentoi sot fyerjen e Kurtit ndaj deputetëve të opozitës, të cilët i quajti “nomadë”.

Sipas Gecajt, vet Kurti është “dreq”.

“Veç shiheni hipokrizinë e deputetit Albin Kurti, i cili dikur i shtinte flakën Kuvendit të Kosovës, derisa deputetëve tjetë u duhej të iknin prej tij, si prej dreqit, veç për të mbajtë takimet. Tani mu ky ‘dreq’ po i quan ‘nomadë’ deputetët të cilët nuk po i nënshtrohen vullnetit dhe interesave meskine të tij!”., shkroi Gecaj.

Sipas Gecajt, fjala nomad në përkthimin e saj në gjuhën shqipe “i bie Çergarë”.

“P.S. Kush ja bën gropën tjetrit, bie vet brenda”, shkroi këshilltari i Ramës.