Lajme

Abdixhiku për takimin me Limajn- ‘Takimi ishte shumë miqësor’

06/19/2025 11:14
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur shkurt për media rreth takimit që ka pasur të mërkurën me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj.

Abdixhiku ka thënë se takimi me kryetarin e NISMA-s ka qenë “miqësor”.

“Takim shumë miqësor me Limajn”, ka thënë Abdixhiku për takimin e ndodhur të mërkurën.

Lidhur me takimin ka folur edhe vetë Limaj, duke konfirmuar se do të ketë edhe takimet të tjera mes tij dhe Abdixhikut.

Kujtojmë se në lidhje me takimin Limaj-Abdixhiku kishte raportuar ekskluzivisht dje “Gazeta Blic”.

Limaj: Takimi me Abdixhikun jashtëzakonisht i mirë