Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj jo rrallë herë, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i është referuar si “njëri” i Serbisë.
Me këto deklarata u pajtua edhe anëtari i ri i kësaj partie, ish-deputeti Haki Abazi.
Abazi në Politiko tha se Kurti është plotësisht në agjendat serbe.
“Z. Haradinaj e ka formulimin e tij të bërë publik. Nuk e kritikoj sepse mendoj që Kurti ka rënë plotësisht në kurthin dhe veprimet e parapara nga Serbia dhe Vuçiqi. Të gjitha aspektet e intevenimit në katër vjetëshin e kaluar, Kurti ka hyrë plotësisht në agjendën e Vuçiqit“.


