Sirenat e sulmeve ajrore u aktivizuan në pjesë të mëdha të Izraelit rreth orës 5 pasdite sipas orës lokale.
“Irani po sulmon përsëri”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit në një deklaratë të shkurtër në X, raporton CNN.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë të veçantë se Irani kishte lëshuar disa raketa drejt Izraelit.
“Shumica e tyre u interceptuan“, shtoi IDF.
Brenda një ore, Komanda e Brendshme Izraelite u dha qytetarëve leje të largoheshin nga strehimoret e tyre kundër bombave.


