Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Vendor në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovs ka njoftuar se kanë nisur betejë ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për hedhjen e detyrueshme dhe thjesht ashtu në të ashtuquajturin “treg të lirë” të enegjisë elektrike; ku ballafaqohen me çmime tre deri në katër fish më të shtrenjta.
“Beteja ligjore ka filluar! Vendimi i jashtëligjshëm i ZRRE-së nuk do të mbetet pa përgjigje. Nuk do të ndalemi derisa të rrëzojmë këtë vendim të padrejtë dhe të rikthejmë të drejtën që na takon! E kemi borxh ndaj çdo fabrike, çdo punëtori, dhe ndaj së ardhmes së këtij vendi”, shkroi Ajvazi.


