Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

06/16/2025 07:14
nga:Genita C

Ngjarjet e ditës 16 qershor 2025:

09:00- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime. (Rruga Tahir Sinani)

14:00- Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pret në vizitë zyrtare përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025, grupin Shkodra Elektronike, pas takimit mbahet konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës)