Lajme

Çeku: VV ka përmbushur detyrimet, partitë e tjera duhet të shprehin kundërshtimin përmes votës

06/15/2025 11:12
nga:Genita C

Hajrrulla Çeku ka theksuar se Vetëvendosje (VV) ka përmbushur detyrimet e veta duke propozuar kandidatin dhe metoda të tjera të votimit për të evituar krizën politike, raporton GazetaBlic.

Ai ka shtuar se, fatkeqësisht, nuk ka pasur veprime konkrete nga partitë e tjera.

Sipas Çekut, nëse partitë e tjera nuk bien dakord me votimin e fshehtë, ato duhet të shprehin kundërshtimin e tyre nëpërmjet votës, duke votuar “për”, “kundër” ose duke abstenuar.

“VV i ka kryer detyrimet e veta, duke propozuar kandidatin dhe duke propozuar edhe metoda të tjera të votimit, për ta evituar këtë krizë, por fatkeqësisht, nuk kemi veprime nga partitë e tjera. Partitë e tjera, nëse nuk janë dakord me opsionin që të votohet me votim të fshehtë, ata duhet ta manifestojnë këtë kundërshtim. Ky manifestim bëhet përmes votës: për, kundër, abstinim”, tha Çeku, sot para seancës.