Lajme

Zbulohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu në Drenas

06/14/2025 14:10
nga:Sh R

Në Drenas të shtunën u bë zbulimi i shtatores së heroit Asllan Fazliu në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”.

Në këtë ceremoni morën pjesë qytetarë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të tij.

Ky manifestim nderon jetën dhe veprën e Fazliut, një nga figurat e shquara të luftës për lirinë e Kosovës, duke përkujtuar sakrificën dhe kontributin e tij të çmuar për atdheun.