Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni tha se LDK-ja ka pasur oferta konkrete për të qenë pjesë e Qeverisë, por ka zgjedhur të qëndrojë jashtë pushtetit në emër të një zgjidhjeje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse për vendin.
Ai theksoi se iniciativa për një qeveri uniteti nuk ka pasur si qëllim përfitimin e pozitave, por adresimin e krizës politike në vend.
”Nëse flasim për perfiitm të LDK-së për marrje të oushtetit dhe pozitave, ne kemi pasur oferta tjera për të qenë pjesë të Qeverisë. Hapi i parë dhe shumë i rrallë që një parti politike ofron një zgjidhje në të cilën nuk e ka në plan të parë pushtetin dhe pozitën”, tha Hyseni./21Media


