Lajme

Dreshaj për propozimin e Abdixhikut- ‘Kot së koti, nuk ecën’

06/12/2025 18:50
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë që ka mbajtur sot për media ka dhënë një ide për daljen nga kriza politike.

Abdixhiku ka shpalosur programin 15-pikësh për një Qeveri të Unitetit.

“Le të ulemi le të merremi me çështje praktike, le të merremi me këto 15 pika. Unë kam shtrirë dorën e bashkëpunimit, jo për koalicion qeverisës por për kapërcimin e kësaj çështje nëpërmjet qeverisë se unitetit”, tha Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me propozimin e kryetarit të LDK-së, ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Dreshaj propozimin e Abdixhikut e ka cilësuar si “kot së koti” dhe që sipas tij nuk ecën.

Ai tha se një propozim të tillë nuk do ta mbështesë LVV-ja dhe se pa të nuk shkon tujte ky propozim i tij.

Zyrtari i lartë i AAK-së tha se krejt kty ngërç e ka prapavijën në frikën nga rezultatet e zgjedhjeve të reja.

“Mendoj se është propozim kot së koti.Propozimi i LDK-së për qeveri të unitetit është një propozim që nuk ecën. Këtë nuk do ta mbështesë VV-ja dhe pa të nuk ka qeveri të unitetit.Klasa politike aktuale nuk po gjen forcë për kompromis për krijimin e strukturave të Kuvendit, e të mos flasim për qeveri. Krejt ky ngërç politik e ka prapavijën në frikën nga rezultatet e zgjedhjeve të reja, pasi ekziston frika e mosdaljes masive në votim” deklaroi Dreshaj.

Sipas Dreshajt këtë krizë politike mund t’a zgjidhë vetëm Lëvizja Vetëvendosje si partia më e madhe në Kuvend.

Ai tuje potencoi se zgjidhja do të vijë me zgjedhjet lokale ku tha se sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe zgjedhje të përgjithshme.

“Ky ngërç politik mund ta zgjidhë vetëm VV, si partia më e madhe në Kuvend. I madhi gjithmonë duhet të bëjë kompromise me të vegjlit.Mendoj se zgjidhja do të vijë me zgjedhjet lokale, kur sipas të gjitha gjasave do të kemi edhe zgjedhje të përgjithshme. Sipas meje, të gjitha partitë në Kuvend po presin që, nëse mbahen të dy parë zgjedhjet me një akt, shkalla e mobilizimit të popullatës do të jetë më e madhe.Në favor të kësaj shkojnë edhe fjalimet e fundit nëpër ceremonitë e ndryshme në vend, ku gjithnjë e më tepër po u ngjasojnë fjalimeve në fushatë, në veçanti ato të VV.Vendit i duhet një qeverisje e ditur dhe e guximshme për ta udhëhequr, pasi Kosovën e presin vendime të vështira dhe me rëndësi për të ardhmen e saj” tha Dreshaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Programi 15 pikësh i LDK-së për Qeverinë e Unitetit