Lajme

Humolli: Qeveria e Unitetit është më e mira si fazë e tranzicionit

06/12/2025 15:32
nga:Sh R

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpalosur 15 pikat e Qeverisë së Unitetit.

Ky propozim vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik që ka kapluar vendin që nga 15 prilli i këtij viti, pasi nuk po arrihet formimi i institucioneve.

E lidhur me këtë çështje, ish deputeti Fatmir Humolli, në një pronocnim për GazetaBlic, thotë se Qeveria e Unitetit është më e mira si fazë e tranzicionit.

Ai shton se në rast se nuk zgjedhet presidenti apo presidentja shkohet në zgjedhje të reja, ku shton se gjatë kësaj faze deri sa të bëhet stabilizimi politik dhe institucional, Qeveria e Unitetit është më e mira.

“Qeveria e Unitetit është më e mira si fazë tranzicionit. Se nëse nuk zgjedhet Presidenti apo presidentja shkohet në zgjedhje të reja. Kjo fazë deri sa të bëhet stabilizimi politik dhe institucional qeveria e unitetit është më e mira”, tha ai për GazetaBlic.