Ngjarjet e ditës: 12 qershor 2025
09:30
Seanca gjyqësore për rastin Banjska. (Prokuroria Themelore Prishtinë)
09:00 – 14:00
Agjenda e Ceremonisë Mortore të ish-Kryeministrit të Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi:
09:00 – 09:30 – Mbledhje Komemorative. (Amfiteatri i ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës)
10:00 – 13:00 – Homazhe. (Holli i Kuvendit të Kosovës)
13:30 – Nisja nga Kuvendit të Republikës së Kosovës për në ceremoninë e varrimit
14:00 – Ceremonia e varrimit. (Kompleksi i Dëshmorëve në Velani)
10:00
Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës mban konferencë për media. (Zyrat e Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje, rruga “Rexhep Luci” – te kinemaja ABC)
10:00
Mbahet takimi i 268-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Në objektin e Prokurorit të Shtetit)
10:00 – 19:00
Dita e Çlirimit – agjenda e aktiviteteve Ferizaj:
10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
11:30 – Mini-maratonë “Vrapojmë me Policinë tonë”. (Nisja nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton” )
17:00 – Orë letrare me të rinjtë – Klubi Letrar “De Rada”. (Galeria e Qytetit)
19:00 – Akademi Solemne & Koncert Festiv. (Teatri i Qytetit)
10:00 – 20:00
Dita e Çlirimit – agjenda e aktiviteteve Prizren:
10:00 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. (Landovicë)
11:00 – Seanca solemne. (Shtëpia e Bardhë)
12:00 – Akademi e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit. (Sheshi “Shatërvan”)
13:00 – Koncert i shoqatave kulturore artistike me këngë e valle. (Sheshi “Shatërvan”)
20:00 – Koncert (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)
11:00
LDK mban konferencë për media. Kryetari Lumir Abdixhiku shpalos 15 pikat për Qeverinë e Unitetit Kombëtar (Selia qendrore e LDK-së)
11:00
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon aktivitetin e ndërgjegjësimit “Puna e rrezikshme shkatërron fëmijërinë”, me rastin e Ditës Botërore kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
11:00-19:00
Vazhdon dita e tretë e Panairit të Përgjithshëm “Prishtina 2025”. (Prishtina Mall)
11:30
Me rastin e Ditës së Çlirimit të Ferizajt organizohet minimaratona “Vrapojmë me policinë tonë”. (Palestra “Bill Clinton”)
14:00
Me rastin e njëzetvjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahet tribuna “Historiku i Lëvizjes dhe ku jemi pas njëzet vjetësh”. (Zyra e parë e Lëvizjes Vetëvendosje! platoja afër Postës Kryesore/Kroi i Bardhë)
19:00
Organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians bën hapjen e ekspozitës “TESTAMENT”, një rrëfim vizual i identitetit, rezistencës dhe suksesit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. (𝐌𝐮𝐳𝐞𝐮 𝐢 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜ë𝐬)


