Kushtet stabile atmosferike do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell ditën e enjtë.
Vetëm përgjatë relieveve malore orëve të pasdites mund të ketë zhvillime të vransirave të pakta lokale, mirëpo pa mundësi për të reshura.
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 28C e 30C, e ato minimale në mëngjes zbresin deri në 12C e 14C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s.


