Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar dy ditë më parë komunën e Mitrovicës së Jugut, ku është takuar me kryetarin Bedri Hamza.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, në fokus të këtij takimi ka qenë puna e komunave dhe bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe nivelit lokal për realizimin e projekteve që janë në shërbim të qytetarëve.
“Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Përparim Kryeziu për Dukagjinin.
Në lidhje me këtë vizitë të Kurtit në komunën e Mitrovicës dhe takimin me kryetarin Hamza ka folur për “Gazeta Blic” profesori universitar, Muhamet Kelmendi.
Kelmendi tha se një koalicion ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës është i nevojshëm për vendin.
Ai potencoi se kjo do të ishte zgjidhja e vetme për ngërçin institucional të krijuar në vend.
“Koalicioni VV – PDK është i nevojshëm për Republikën.Zgjidhja e vetme e ngërçit të krijuar është koalicioni në mes VV dhe PDK-se.
Me këtë krijohet edhe baza e ndërtimit të një pushteti kualitativ edhe në raport me faktoret e jashtëm. Shndërrohet Kosova në vend kreativ” tha Kelemdni për “Gazeta Blic”.
Ai tha se një koalicion i mundshëm LVV-PDK, është i mirë edhe për ndërtimin e raporteve me vendet fqinje.
“Ky koalicion është i mirë edhe për ndertimin e raporteve me shtetet fqinje. Me PDK-ne krijohen raportet shumë me kualitative me Tiranën zyrtare.
Edhe me Maqedonin e Veriut dhe me Malin e Zi ndërtohen shumë më shumë raportet e fqinjesisë se mirë. Koalicioni VV dhe PDK e forcon edhe pozitën e Kosovës ne raport me Serbine.Me UE dhe me SHBA krijohet nje nivel tjeter i marredhenieve ndërshteterore. Besohet se edhe ceshtjet e brendshme, si punesimi, shenderesia, arsimi, gjendja sociale etj., do te merren me me kompetence” tha Kelmendi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Muhamet Kelmendi- Profesor universitar!
/Gazeta Blic/


