Sporti

Zhvillime të reja tek PSG, skuadra franceze mund ta shesë Gigi Donnarumman

06/11/2025 11:57
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain mund ta shesë portierin Gianluigi Donnarumma gjatë afatit kalimtar të verës, raportoi La Repubblica.

Të dyja palët nuk arritën të bien dakord për parametrat e një kontrate të re, transmeton GazetaBlic Sport.

Kontrata aktuale e portierit 26-vjeçar me parisienët skadon në verën e vitit 2026. Klubi kërkon 40 milionë euro për transferimin e tij.

Më parë ishte raportuar se Manchester City dhe Manchester United ishin të interesuar për shërbimet e Donnarumma-s.

Sezonin e kaluar, portieri luajti 40 ndeshje në të gjitha garat, duke pësuar 39 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur në 12 raste.

/GazetaBlic Sport/