Sporti

Gattuso, favorit për pozitën e trajnerit tek Italia

06/10/2025 15:30
nga:Mergim Rreci

Trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se do të japë dorëheqjen pas ndeshjes së djeshme kualifikuese për Kupën e Botës kundër Moldavisë.

Mediat italiane raportojnë se ish-trajneri i Hajdukut, Gennaro Gattuso, është tashmë favorit i madh për këtë pozitë.

Federata Italiane e Futbollit bëri gjithçka që mundi për të emëruar Claudio Ranierin, i cili pas rolit të tij si trajner kishte marrë rolin e këshilltarit të pronarëve të Romës, si trajner të ekipit kombëtar. Ndërkohë, Ranieri e ka refuzuar ekipin kombëtar.

/GazetaBlic Sport/