Lajme

Kapet me drogë një burrë në Burgun e Dubravës

06/09/2025 10:43
nga:G B

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Burgun e Dubravës.

Sipas raportit policor,  gjatë kontrollit të dyshuarit  i janë gjetur dhe konfiskuar 0.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë dhe 0.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, shkruhet tutje në raportin 24-orësh policor.