Lajme

Gjykimi për “Banjskën” – Polici Alban Rashiti që ishte plagosur gjatë sulmit fillon dëshminë

06/09/2025 10:19
nga:G B

Seanca për gjykimin ndaj tre të akuzuarvë në rastin ‘Banjska’, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, tashmë ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sot do të dëshmojnë dy zyrtarët policorë Alban Rashiti edhe Çlirim Shaqiri.

Rashiti i cili kishte mbetur i plagosur, tashmë ka nisur dëshminë e tij.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizik dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radojçiqi.

Nis seanca për rastin “Banjska” – të akuzuarit dalin para gjykatës