Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lëshuar telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të dalluar të këtij subjekti, Shefki Arifaj.
Abdixhiku është shprehur se në emër të anëtarësisë së LDK-së dhe të tijin personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Arifaj, miqve, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë strukturave të Degës së LDK-së në Prizren, me të cilët ai bashkëpunoi e shërbeu me përkushtim e ndershmëri për gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
“Veprimtari Shefki Arifaj do të mbahet mend përherë për virtytet e tij njerëzore, përkushtimin e palodhshëm ndaj vlerave demokratike dhe rolin e çmuar që ka pasur në LDK, si dhe punën e madhe për çështjen tonë kombëtare. Ai ishte shembull i qytetarisë, i dashurisë për vendin dhe i besnikërisë ndaj idealit të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova”.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të, dhe i lehtë dheu i Kosovës mbi të cilin ai e ndërtoi me përkushtim rrugëtimin e tij jetësor!”, ka thënë Abdixhiku.


